Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bezdisshem
bezdisshëm:

bezdíssh/ëm (i), -me (e) mb. bised. që të bezdis: fëmijë i bezdisshëm.

bezdisshëm:

bezdísshëm ndajf. në mënyrë të bezdisshme: sillej bezdisshëm.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të dyja palëve, ku do të mbaheshin fjalime të shkurtra zyrtare dhe, pas banketit, do të bëhej një meshë e madhe për kujtim të shpirtrave të ushtarëve. Agjencitë e lajmeve do të jepnin lajmin e mbarimit të misionit dhe ai përsëri do të fliste në konferencë shtypi përpara qindra gazetarëve të bezdisshëm. Ndërkaq, zdrukthëtarë të panjohur do t'i kishin mbaruar ato mijëra arka të vogla, sipas përmasave të caktuara në marrëveshje. Pika 17, shtojcat B dhe D. Arkëza druri, kompensatë e dyfishtë, 70 x 40 x 30 cm. Lyer me ngjyrë vaji të bardhë. Numrat me të zezë. Kurse te baraka, atje midis djerrinës...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bezdisem:

bezdísem vetv. e bezdis: mos u bezdisni me mua! / pës. bezdísem.