Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bezdi
bezdi:

bezdí,-a f. sh. -(të) bised. mërzi a shqetësim nga dikush që s’e duam ose nga diçka e pakëndshme: më bën bezdi; kam bezdi mërzitem.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...atij aq i bënte. Madje do të parapëlqente atë kallëzim, qoftë edhe me fjalën “spiune" në mes, sesa ndonjë ndërlikim lidhur me pjesën teatrale. Deshi t'i thoshte vetes, idiot i pandreqshëm, që nuk arrinte të vlerësonte rrezikun e një kallëzimi, por, për çudi, i dukej se jo vetëm nuk ndiente bezdi nga ai kallëzim, por fshehtazi e dëshironte. Tek po kapërcente pragun e portës kryesore e kapi shkakun: shpresonte që, pavarësisht nga ngatërresat që mund t'i sillte, ashtu siç thuhej se jo çdo e keqe nuk vinte veç për keq, prej atij kallëzimi mund të merrte vesh atë që e kishte torturuar më...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
bezdis:

bezdís kal., -a, -ur bised. i sjell bezdi: më bezdisën mizat; të bezdis me pyetje; më fal që të bezdisa!

bekçi:

bekçí,-u m. sh. -nj(të) vjet. rojtar i arave, i vreshtave a i fshatit.

bezgë:

bézg/ë,-a f. sh. -a(t) bot. shkurre me gjethe heshtake e me lule të verdha në tufë, që tërheqin bletët, sfakë.

beztë:

béztë (i, e) mb. që është prej bezeje: mbulesë e beztë.

bezhë:

bézhë mb. që ka ngjyrë kafe të çelur në të verdhë: triko bezhë.