Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës beton
beton:

betón,-i m. lëndë ndërtimi, që gatuhet duke përzier çimento me zhavorr e me ujë: urë (shtyllë) betoni.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...vente e vinte ndanë gropave. - Të ikim, - tha papritur, - ç'të bëjmë më këtu? Hipën nëpër makina dhe u nisën në drejtim të detit, pikërisht në atë drejtim nga ishte kthyer maja e varrezës në formë V-je. KREU I GJASHTËMBËDHJETË Bregu i detit ishte i zymtë dhe i shkretë. Bunkerët prej betoni çoheshin drejt e në rërën e lagur. Shumica ishin të dëmtuar nga goditjet dhe nga koha. Nëpër të çarat u dukeshin, si brinjë, hekurat e ndryshkur. Nga deti frynte erë e ftohtë. Gjenerali vështronte nga veriu, atje ku zbardhnin vilat e para të plazheve, stacionet verore të hekurudhës dhe radha...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
buton:

butón,-i m. sh. -ë(t) 1. sumbull metali, plastike etj. në aparate a mekanizma, që shtypet me gisht për t’i vënë në punë: butoni i aparatit fotografik (i televizorit); si me buton vetvetiu, pa asnjë punë a pa mundim. 2. kopsë.

leton:

letón,-i m. sh. -ë(t) 1. banor vendës i Letonisë ose me prejardhje nga Letonia.

veton:

vet/ón pavet. -ói, -úar krahin. vetëtin.

betoj:

betój kal. rrallë. e vë në be dikë.

leton:

letón,-e mb. që lidhet me letonët a me Letoninë, i letonëve a Letonisë: populli leton; gjuha letone.