Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës beteje
betejë:

betéj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. ndeshje me armë në një fushë lufte; ndeshje e ashpër ndërmjet forcash kundërshtare: betejë tokësore (ajrore, detare); ra në betejë. 2. fig. veprimtari e gjerë me përpjekje të mëdha për një detyrë të rëndësishme; luftë: beteja për jetën.

Sinonime / Të përafërta:
luftë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ilirët dërguan përfaqësues dhe përfunduan paqen, pasi liruan të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Diodori bën të qartë edhe faktin se për cilat toka ishte fjala, kur thotë se, pasi i vuri nën zotërimin e tij gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid, Filipi u kthye në Maqedoni. Me këtë betejë, ai zgjidhi përfundimisht çështjen e Lynkestisë dhe e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në favor të Maqedonisë. Në kushtet e krijuara rishtas ilirët u përpoqën të dilnin nga gjendja e krijuar duke kërkuar aleatë kundër Maqedonisë. Në vitet e fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua në...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Jan Husi, Xhordano Bruno, Luçilio Vanini e shumë të tjerë, kurse demagogu tërhiqet teksa të gjendet në situatë të rrezikshme. Gojtari me oratori shtron platformën e perspektivës së popullit, kurse demagogu me fraza ndërton trambolinën e perspektivës së tij. Gojtari është një luftëtar që shkon në betejë, i vetëdijshëm se në fushën e luftës mund të vritet, kurse demagogu është një dasmor, që shkon në dasmë i bindur se do të dëfrehet mirë. Gojtari është ideolog i ndershëm, kurse demagogu është oportunist i gatshëm. Gojtari është moralist, që edukon popullin, kurse demagogu është kodosh social, që...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bathje:

báthj/e,-a f. sh. -e(t) që e ka kokrrën si të bathës (për qershi etj.).

çetele:

çetéle,-ja f. sh. -e(t) vjet. shkop ku gdhendeshin dhëmbëza për të shënuar huat e dhëna; dhëmbëz që shënohej në një send: çetelja e gunës (e velencës); e vuri në çetele e shënoi për ta mbajtur parasysh a për të mos e harruar; janë puthitur çetelja me çetelen (keq.) kanë gjetur njëri-tjetrin.

betare:

betár,-e, -ja f. sh. -e(t).

belbje:

bélbj/e,-a f. veprimi dhe gjendja sipas foljes.

mbetje:

mbétj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. kryes. sh. ajo gjë që mbetet; mbeturinë; tepricë; kusur: mbetjet e zdrukthit; shfrytëzimi i mbetjeve. 3. mat. përfundimi që del nga zbritja e një numri a e një madhësie.