Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës betejë
betejë:

betéj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. ndeshje me armë në një fushë lufte; ndeshje e ashpër ndërmjet forcash kundërshtare: betejë tokësore (ajrore, detare); ra në betejë. 2. fig. veprimtari e gjerë me përpjekje të mëdha për një detyrë të rëndësishme; luftë: beteja për jetën.

Sinonime / Të përafërta:
luftë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ilirët dërguan përfaqësues dhe përfunduan paqen, pasi liruan të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Diodori bën të qartë edhe faktin se për cilat toka ishte fjala, kur thotë se, pasi i vuri nën zotërimin e tij gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid, Filipi u kthye në Maqedoni. Me këtë betejë, ai zgjidhi përfundimisht çështjen e Lynkestisë dhe e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në favor të Maqedonisë. Në kushtet e krijuara rishtas ilirët u përpoqën të dilnin nga gjendja e krijuar duke kërkuar aleatë kundër Maqedonisë. Në vitet e fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua në...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Jan Husi, Xhordano Bruno, Luçilio Vanini e shumë të tjerë, kurse demagogu tërhiqet teksa të gjendet në situatë të rrezikshme. Gojtari me oratori shtron platformën e perspektivës së popullit, kurse demagogu me fraza ndërton trambolinën e perspektivës së tij. Gojtari është një luftëtar që shkon në betejë, i vetëdijshëm se në fushën e luftës mund të vritet, kurse demagogu është një dasmor, që shkon në dasmë i bindur se do të dëfrehet mirë. Gojtari është ideolog i ndershëm, kurse demagogu është oportunist i gatshëm. Gojtari është moralist, që edukon popullin, kurse demagogu është kodosh social, që...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
betoj:

betój kal. rrallë. e vë në be dikë.

beretë:

berét/ë,-a f. sh. -a(t) kapelë e sheshtë e pa strehë: beretë marinari.

çetojë:

çetój/ë,-a f. sh. -a(t) çetë kreshnikësh.

jetesë:

jetés/ë,-a f. mënyra si rrojmë a si e bëjmë jetën; kushtet e domosdoshme për të jetuar; jetë: niveli i jetesës; mjetet e jetesës; përmirësimi i jetesës.

brejë:

bréj/ë,-a f. 1. gërryerje pak e nga pak, brejtje; vendi a pjesa e brejtur. 2. mjek. gangrenë, qime.