Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës besueshem
besueshëm:

besúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund t’i besohet; që mund të besohet: njeri i besueshëm; lajm i besueshëm.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ishin, p.sh. ato të prera nga Lidhja republikane para vitit 168 p.e. sonë. Lidhja Epirote përreth Foinikes u krijua si një njësi kinse autonome politikeadministrative dhe ekonomike, por ndër rrethana pushtimi dhe nën kontrollin drejtpërdrejt të Romës, të cilin ajo e ushtronte përmes njerëzve të besueshëm në Epir. Kjo Lidhje e vazhdoi ekzistencën e saj, pavarësisht se politikisht nuk pati ndonjë rëndësi, deri në vitin 148 p.e. sonë, kur, bashkë dhe me pjesën tjetër të Epirit që kishte mbetur jashtë kësaj Lidhjeje, hyri më në fund në sferën e administrimit të provincës maqedone të porsakrijuar...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
banueshëm:

banúesh/ëm (i), -me (e) mb. i përshtatshëm për banim; kund. i pabanueshëm.

botueshëm:

botúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të botohet; kund. i pabotueshëm.

cenueshëm:

cenúesh/ëm (i), -me (e) mb. drejt. që mund të ndryshohet ose të ndreqet: vendim i cenueshëm.

dënueshëm:

dënúesh/ëm (i), -me (e) mb. që duhet të dënohet: sjellje e dënueshme.

gëzueshëm:

gëzúesh/ëm (i), -me (e) mb. që të gëzon; që të mbush me gëzim; gazmor, i gëzuar: çast i gëzueshëm; lajm i gëzueshëm; ditë e gëzueshme.