Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës besoj
besoj:

bes/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar 1. kam besim te dikush a për diçka; i zë besë; mendoj, kujtoj: i besoj fjalës së tij; beso e kontrollo!; besoj se po; s’u besova syve (veshëve) u habita shumë kur e pashë (kur e dëgjova); nuk i beson as këmishës së vet; / i ngarkoj dikujt një punë me bindjen se do ta kryejë; i tregoj një të fshehtë, i bindur se do ta ruajë: i besuan detyrën e drejtuesit; i besoi fëmijët. 2. kam pranuar një fe, jam fetar.

Sinonime / Të përafërta:
mendoj
kujtoj
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...turneu i parë, - tha gjenerali. Ata përsëritën të njëjtat fjalë që kishin thënë dhjetëra herë në ditët e mërzitshme të udhëtimit, hamendjet se a do t'ia dilnin mbanë kësaj pune brenda vitit, siç ishte parashikuar, vështirësitë e papritura, keqësimet e befta të motit. - Në male do ta kemi keq. - E besoj. - Nesër do të merrem përsëri me hartat dhe do të rishikoj planin për turneun e dytë. - Veç mos bëjë mot i keq! - Ç’t'i bësh? Është vjeshtë. Prifti pinte kakao i qetë, duke e mbajtur kupën me dy gishtat e gjatë. Është i bukur, mendoi gjenerali, tek vështronte vjedhurazi profilin e ngurtë dhe...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...sqarime në hetuesi. Pa e mbaruar frazën, ai ktheu kryet nga i panjohuri, i cili merrej me mend se vinte andej. Tjetri dukej i qetë në fytyrë, gati-gati buzëqeshës. - Kemi nevojë për një sqarim, më saktë dy-tri sqarime të thjeshta, - tha ai, duke i ulur sytë mbi ca letra që mbante përpara. - Besoj se do të na ndihmoni. - Patjetër, - u përgjigj dramaturgu. Tek akti i dytë, mendoi. Atje ku shfaqej fantazma. Kishte vënë re se gabimi, nëse kishte të tillë, shfaqej zakonisht në fundin e aktit të dytë. Megjithatë, nuk po e kuptonte se përse për një gjë të tillë duhej të përgjigjej në hetuesi...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...kuptohet më mirë heshtja e njeriut, e në radhë të parë e krijuesit, për heshtjen e të cilit edhe është fjala në këtë mes. Njerëzit në përgjithësi dhe krijuesit në veçanti heshtin varësisht prej kontekstit konkret historik, shoqëror, social, moral, politik e të tjera dhe një pohim i këtillë, me të cilin, besoj, mund të pajtohen shumica e atyre që duan të mendojnë rreth heshtjes, sjell përfundimin se fenomeni i heshtjes së krijuesit mund të shikohet prej disa aspektesh: prej aspektit filosofik; prej aspektit estetik; prej aspektit etik; prej aspektit psikologjik; prej aspektit politik; prej aspektit sociologjik...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...për to gjatë bisedimeve. S'dyshoja më se kisha përpara vërtet një mbledhës dokesh, megjithatë, që poshtë humbellave të mia diçka rrihte të më tërhiqte vëmendjen. Një thirrje a një pamje që donte të shfaqej në trurin tim, por gjithsesi s'mundej. E pengonin s'di se ç'mjegulla. - Nuk bezdiseni, besoj, që po them e shthem të njëjtat gjëra, - vazhdoi ai. - Përkundrazi, - i thashë. - Për mua është një kënaqësi. Si shumica e murgjve në anët tona, unë vetë merrem nga pak me to. Ndërsa ecnim përskaj zallishtes, i shpjegova se gojëdhënat dhe baladat e këtyre anëve flisnin kryesisht për atë ç'ka...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bekoj:

bek/ój kal., -óva, -úar 1. fet. i jap hirin e perëndisë duke i bërë kryqin dhe duke shqiptuar lutje: bekoi martesën (bereqetin). 2. i uroj mbarësi e lumturi; i jap uratën; kund. mallkoj: bekoj ditën që linde.

beloj:

bel/ój kal., -óva, -úar punoj me bel.

lesoj:

les/ój kal., -óva, -úar i shkoj lesën arës, trinoj: lesuan grurin. / pës. lesóhet v. III.

resoj:

res/ój kal., -óva, -úar 1. zilis. 2. marr mësysh.

vesoj:

ves/ój jokal., -óva, -úar 1. pavet. bie vesë; rigon: filloi (zuri) të vesojë. 2. kal. e spërkat diçka lehtë me ujë; stërpik: vesoj duhanin (para se ta grij).