Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës besnikerisht
besnikërisht:

besnikërísht ndajf. me besnikëri.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tradicional dhe modern njëkohësisht përkah prosedeu, romani Kështjella nuk është i shtruar as si romanet e njohura historike të Leon Tolstojt, as si romanet psikologjike të Xhems Xhojsit, e as si romani poetik i Marsel Prustit. Ismail Kadare ka zgjedhur një prosede karakteristik dhe i është përmbajtur besnikërisht. Kundruall mizërisë së ushtrisë turke ai ka vënë kështjellën shqiptare me mbrojtësit e saj, që është i vetmi personazh i palës shqiptare, që nënkupton edhe personazhet e tjera brenda saj. Në romanin e Ismail Kadaresë si palë shqiptare ekziston vetëm populli, kolektivi, uniteti. Kështjella, respektivisht...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...shkruesit, të kronistit etj.. Futja në çështjet më intime të shtetit dhe të familjes së fisnikut i bënte këta klerikë persona me pushtet të jashtëzakonshëm, por edhe të ekspozuar ndaj zemërimit të padronëve të tyre. Karakteri i rezervuar dhe i përvuajtur bënte që klerikët në fjalë ta kryenin besnikërisht detyrën e njeriut të besuar të fisnikut. Por ndodhte edhe që për një fjalë apo një gjest të pamatur, që binte ndesh me natyrën e rezervuar të detyrës së tyre, edhe kleriku « i familjes » ta pësonte keq, siç e pësoi më 1408 murgu Theodotir, sekretar e këshilltar i Teodor Muzakës së Beratit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
fisnikërisht:

fisnikërísht ndajf. libr. me fisnikëri; bujarisht.