Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës besnikëri
besnikëri:

besnikërí,-a f. të qenët besnik: e zbatoi me besnikëri.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fort. U përpoq ta kthente nga vetja, së paku t'ia shihte fytyrën, por vajza, me krahët e zbuluar, e shtrëngonte atë pas nënkresës. E kishte pyetur prapë ç'kishte, por pa kujdesin e mëparshëm. Që s'kishte qenë punë virgjërie, tani ishte e qartë. Atëherë ç'ishte? I ishte betuar ndonjë djali për besnikëri apo ç'ishin ato profkat e tjera? A? Pas lëvizjes së flokëve, që e jepnin pak a shumë “jo”-në, kishte thënë më në fund, gjysma-gjysma, se nuk ishte çështje besnikërie, as profkash të tjera, por tjetër gjë. Aha, përdorke dhe ironinë, mendoi. - Ahere çfarë? - kishte pyetur ftohtësisht. Përgjigjja...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...metë e madhe e kësaj kritike mund të konsiderohet heshtja e aspektit estetik të veprës letrare — çka i mungon gjithmonë kritikës ideologjike, si një meritë e saj mund të konsiderohet përpjekja e zbulimit dhe analizës së vizioneve historike dhe sociale — çka i mungon gjithmonë kritikës formaliste. Besnikëria ndaj pikënisjes i ka dhënë mundësi atij, ndërkaq, që në shkrimet e veta kritike të realizojë angazhimin e vet për një ideal të caktuar ideologjik dhe shoqëror. Dhe, si kritik me idealin e vet ideologjik, shoqëror dhe varësisht prej tij, edhe letrar, ai ka mundësinë të shkruajë me patos të vërtetë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
fisnikëri:

fisnikërí,-a f. 1. përmb. hist. tërësia e fisnikëve, fisnikët. 2. të qenët fisnik; bujari: sillet me fisnikëri.