Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës besnik
besnik:

besník,-e mb., edhe si em. 1. që e mban besën e dhënë; që nuk e tradhton kurrë atë, me të cilin është lidhur: shok besnik; grua besnike. 2. që e pasqyron diçka me vërtetësi e përpikëri: përkthim besnik.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...bashkëko hore të imperializmit. Poet që s'i reshtet as një angazhimi didaktik, Milaim Berisha i vënë një mison të lartë e human poezisë kur thotë: Derisa këndojmë me ndërgjegje e qëllim — Arsyen dasht e padashtë e zbulon koha shqim! (Derisa . . .) Këtij parimi të proklamuar, ndërkaq, ai s'i ka qëndruar besnik dhe, duke dashur t'i ikën pozitës së njohur të letërsisë tendencioze, e ka maskuar dhe bërë disi të mjegullishëm. Në Epshet e gjakut mund të vërehen mjaft oscilime që bëjnë të thehen mendimet e formuara njëherë rreth këtij poeti. Lexuesi nuk do të jetë në gjendje të shohë tamam qartë se nga është...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...skllevër dhe plaçkë të shumtë dhe u kthyen në Romë ku festuan fitoren mbi Farin me një triumf të bujshëm, megjithëse lufta që kishin bërë nuk e meritonte këtë. Lufta për ribashkimin e shtetit ilir Lufta e dytë e la shtetin ilir të përçarë dhe në një kaos të brendshëm politik. Ndërsa Pineu u mbeti « besnik » romakëve, Skerdilaidi vepron ende më 218 si aleat i Maqedonisë, duke përkrahur Filipin në ndërmarrjet e tij detare të atij viti. Por i penguar nga komplotet dhe trazirat që i kishin shkaktuar dinastët e qyteteve të Ilirisë, nuk mundi të dërgonte më shumë se 15 anije, baras me gjysmën e atyre...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...tha dhe ministri i Luftës, kur na erdhi në shtëpi për të na ngushëlluar. Ai tha se ishte një humbje e madhe, një humbje shumë e rëndë për të gjithë. Por ai ishte biri im dhe hidhërimi më i madh më përkiste mua, më fal, Beti. Sigurisht, edhe ty, e dashur. Ti u tregove kaq e denjë për të, kaq besnike. Të kujtohet kur u kthye nga Shqipëria me leje ato dy javë? Vetëm dy javë dhe dasmën tuaj e bëmë shpejt e shpejt, se nuk priste koha. Kishte një detyrë aq të rëndësishme, saqë nuk mund të mungonte më shumë se dy javë atje në atë vend të mallkuar. Të kujtohet, Beti? - Po, nënë, më kujtohet. ...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
mesnik:

mesník,-u m. sh. -ë(t) gjell. byrek me petë të pjekura e me mish.

çelnik:

çelník,-u m. sh. -ë(t) vjet. 1. pronar i një tufe të madhe bagëtish; kryetari i barinjve. 2. stanar, stopan.

fisnik:

fisník,-u m. sh. -ë(t) hist. ai që bënte pjesë në shtresën më të lartë të feudalëve; titulli që u jepej njerëzve të kësaj shtrese; bujar.

leshnik:

leshník,-uI m. sh. -ë(t) veshje popullore burrash, si pallto e me mëngë të rreme, e punuar me lesh deleje ose dhie; tallagan: hëngre fikun, vish leshnikun (fj. u.).

leshnik:

leshník,-uII m. gjell. ëmbëlsirë e pjekur, me qumësht delesh e me miell.