Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës beselidhje
besëlidhje:

besëlídhj/e,-a f. sh. -e(t) lidhja me besë për një qëllim të përbashkët: besëlidhja shqiptare; Besëlidhja e Lezhës.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Pëshpëritet për një lidhje midis dy kryezotëve më të fuqishëm, kontit të madh KarlTopia dhe Balshës II, por kjo mund të jetë më tepër një dëshirë e njerëzve, sesa e vërtetë. Çështja e kurorës që mëton Topia, është një pengesë gati e pakapërcyeshme për këtë besëlidhje. Të tjerë zëra thonë se KarlTopia i ka dërguar lajmësit e vet për besëlidhje mbretit Hungarisë. Sa për Balshën plak, ai është tërhequr në bjeshkë, si Dukagjinët, dhe, veç kësaj, është tepër i moçëm 8 kryesuar një fushatë. Megjithatë, ca veç e veç, si shkretanët, e ca të lidhur dy nga dy e ndonjëherë tre nga tre, shumica...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
besëlidhës:

besëlídhës,-i m. sh. -(it) pjesëtar i një besëlidhjeje; besëtar.

besëlidhur:

besëlídhur,-i m. sh. -(it) besëlidhës.