Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës besar
besar:

besár,-e mb., edhe si em., që e mban fjalën e dhënë, i besës.

Të ngjashme:
behar:

behár,-i m. sh. -e(t) bised. 1. muajt e ngrohtë të vitit; vera: shi behari; vapa (ethet) e beharit; ç’lë dimri, e gjen behari (fj. u.); me nje lule s’vjen behari (fj. u.). 2. si mb. fig. i qeshur e i përzemërt, i çelur e gojëmbël; i gëzuar: u bë behar u çel në fytyrë.

beqar:

beqár,-e mb., edhe si em., i pamartuar (për të rriturit): mbeti beqar; jetë beqari.

betar:

betár,-i m. sh. -ë(t) etnogr. ai që dëshmonte me be për pafajësinë e dikujt.

besuar:

besúar (i, e) mb., edhe si em., që gëzon besimin e dikujt; besnik: njeri i besuar.

besa:

bésa pj. bised. të them të drejtën…: besa, as vetë s’e di.