Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës besa-bese
besa-besë:

besa-bés/ë,-a f. besë për t’u lidhur fort me dikë: mik me besa-besë; e bënë me besa-besë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...gjë kryezotit tone Kush është kryezot këtu? Konti Stres i Gjikëve. E paçi me jetë. Po ti, i huaj je që nuk e di? I huaj, vëlla, prisja trapin të vinte, kur ai i gjori... Duhet çuar kjo gjë në vesh të kryezotit tonë. Një urë, hm. Veç kjo s'na kishte shkuar ndër mend, për besë. IV Pas tri javësh më thirrën me ngut te konti. Shtëpia e tij e madhe, e forcuar në të gjitha këndet me sharapolle, ishte vetëm një orë rrugë larg. Kur mbërrita, më thanë të ngjitesha drejt e në sallonin e armëve, ku kryezoti ynë priste zakonisht princat dhe fisnikët e tjerë, që iu binte...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartësve të tij me popullsinë e ardhur në Ballkan, ai mban vulën e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar nuk u krijua qysh në kontaktet e para me popullsinë e ardhur. Vetë rapsoditë e këtij cikli bëjnë të njohur se të tjera gjëra ndodhnin « kur kem’ pas’ besë me krajli ». Këto fakte e arsyetime lejojnë të mbrohet mendimi se në epos, pavarësisht nga karakteri i tij shumështresor, megjithatë, ekziston një « kohë e parë ». Ajo përkon me shek. VII-VIII, kur ndodhin proceset më të rëndësishme divergjente të brendshme në kulturën etnike, kur vërtetohen shndërrimet...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...shumë ushtarë si ne, të pajtuar te katundarët shqiptarë. U shqyem gazit të dy, kur më foli për punët që bënin: nga kullotja e lopëve gjer te mëkimi i fëmijëve, si dado. - Veç për femra e kemi keq, - tha. - Shqiptarët qenkan ruajna Zot, për punë nderi. Ngacmove një grua, të trodhën, për besë. Po ti, mik, më duket se e ke punën në vijë. - Ai më shkeli syrin dinakërisht. - Pashë gocën e tyt zoti. Ç'llokume! - Je në vete? - i thashë. - As guxoj ta mendoj. Ti vetë e the se ç'të bëjnë. - E thashë, e thashë, po këtu është ndryshe. Vend i bukur, i qetë, kaluar Zvicrës. Nga brenda vinte...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
besë:

bés/ë,-a f. 1. fjala e dhënë me sigurinë se do të mbahet, fjala e nderit për një zotim: i doli nga besa; për besë! për fjalë të nderit; me të vërtetë; besa e burrit - pesha e gurit (fj. u.); besa e shqiptarit si purteka e arit (fj. u.); shtëpinë e mban muri, besën e mban burri (fj. u.). 2. besim i plotë, mirëbesim; besnikëri; besëlidhje: njeri me besë; i zë besë i besoj; s’ka besë nuk mund t’i besohet; ia la në besë. 3. etnogr. zotim i familjes së të vrarit për vrasësin se nuk do ta marrë gjakun për një kohë të caktuar; pezullim i gjakmarrjes pas kësaj fjale; koha sa zgjat ky pezullim; mbrojtja që gëzon miku nga mikpritësi: i ra në besë; i dha besë; e vrau në besë.

besa:

bésa pj. bised. të them të drejtën…: besa, as vetë s’e di.