Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës besa
besa:

bésa pj. bised. të them të drejtën…: besa, as vetë s’e di.

besë:

bés/ë,-a f. 1. fjala e dhënë me sigurinë se do të mbahet, fjala e nderit për një zotim: i doli nga besa; për besë! për fjalë të nderit; me të vërtetë; besa e burrit - pesha e gurit (fj. u.); besa e shqiptarit si purteka e arit (fj. u.); shtëpinë e mban muri, besën e mban burri (fj. u.). 2. besim i plotë, mirëbesim; besnikëri; besëlidhje: njeri me besë; i zë besë i besoj; s’ka besë nuk mund t’i besohet; ia la në besë. 3. etnogr. zotim i familjes së të vrarit për vrasësin se nuk do ta marrë gjakun për një kohë të caktuar; pezullim i gjakmarrjes pas kësaj fjale; koha sa zgjat ky pezullim; mbrojtja që gëzon miku nga mikpritësi: i ra në besë; i dha besë; e vrau në besë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Jorundinë, në mos gaboj. - Jorundinë ose Doruntinë. Tek ne e shqiptojnë dy mënyrësh. - Është e hyjnueshme kjo baladë. Sidomos dyshimet për gruan e re dhe mbrojtja e saj, duke përmendur premtimin që vëllai i kishte dhënë qysh në gjallje... Është një fjalë e veçantë në gjuhën tuaj... - Besa, - thashë unë. - Baesa, - përsëriti ai me një vuajtje në fytyrë, thua se ajo fjalë ia kishte vrarë gojën, duke dalë mundimshëm prej saj. - Vite me radhë u bënë hetime të njëpasnjëshme për të hedhur dritë mbi të fshehtën. U ngritën gjithfarë pandehmash, eu dhanë gjithfarë shpjegimesh, por më pas...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...shtresave të shoqërisë shqiptare. Vend të veçantë në të drejtën dokesore shqiptare kishte institucioni i besës. Besa ishte kult kombëtar aq sa ka zënë vend edhe në korrespondencën e fisnikëve shqiptarë me shtetet e huaja dhe fjala shqipe « besë » e këtij institucioni është huazuar edhe nga gjuhët e popujve fqinjë. Në një letër të vitit 1420 drejtuar Republikës së Raguzës, në vend të emrave Zot e Krisht që përdoreshin si formulë përbetimi, Gjon Kastrioti ka vënë fjalën besë: « Besa ime, e zotit Gjon, dhe e bijve të mi për çdo tregtar... i kam dhënë besën kujtdo që vjen në tokën time në Shufada...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bela:

belá,-ja f. sh. -(të) dhe -ra(t) bised. punë që sjell ngatërresa; kokëçarje: e ka bela; ra në bela; i hapi belara; e bleu belanë me para; për bela… për të sjellë kokëçarje; / për fat të keq; iu bë (i ra) bela iu bë barrë; i ra më qafë.

besar:

besár,-e mb., edhe si em., që e mban fjalën e dhënë, i besës.

sesa:

sesá lidh. lidh një fjali krahasore me fjalinë drejtuese ose me gjymtyrën e dytë të një krahasimi; se: sivjet bëri më shumë vapë sesa vjet; është më i gjatë sesa i vëllai.

mësa:

mësá lidh. bised. aq sa, sa: mësa ndahet mishi nga thoi.