Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës berthame
bërthamë:

bërthám/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pjesa e brendshme e frutit të disa pemëve a të bimëve, që ka thelb dhe lëvozhgë të fortë: bërthamë qershie (ulliri). 2. pjesa qendrore e diçkaje: bërthama e Tokës; bërthama e atomit. 3. fig. pjesa kryesore, më e rëndësishme ose fillestare e diçkaje: bërthama e industrisë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... drejtues në ekonomi e shoqëri, ndërsa roli i gruas u dobësua. Kjo solli ndryshime dhe në marrëdhëniet shoqërore, të cilat u shprehën në zëvendësimin e rendit gjinor matriarkal me atë patriarkal dhe në kalimin nga familja matriarkale me çifte në familjen patriarkale monogame, e cila u bë dhe bërthamë e shoqërisë fisnore të kësaj kohe. Brenda fisit ajo formonte një njësi të pavarur ekonomike e shoqërore. Pjesëtarët e saj i lidhte prona e përbashkët e familjes, prodhimi dhe konsumi i përbashkët. Të gjithë pjesëtarët e familjes ishin të barabartë midis tyre, kurse kryetari ishte i pari midis...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bërthamje:

bërthámje mb., edhe si em. f., që ka një bërthamë, bërthamor, bërthokëlor (për pemë).

bërthamëz:

bërthámëz,-a f. sh. -a(t) biol. trup i vogël në bërthamat e qelizave.

bërthamor:

bërthamór,-e mb. 1. fiz. që lidhet me bërthamën e atomit ose që shfrytëzon energjinë e çliruar nga zbërthimi i tij; që lidhet me armët, të cilat shfrytëzojnë këtë energji: energji bërthamore; reaksion (shpërthim) bërthamor; fizika bërthamore; mbushje (armë, nëndetëse) bërthamore. 2. biol. që lidhet me bërthamën e qelizës: cipa bërthamore. 3. bërthamje.

bërthanëz:

bërthánëz,-a f. sh. -a(t) bot. thanukël.

përthimë:

përthím/ë (i), -me (e) mb. i përthinjur.