Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bersij
bërsij:

bërsí/j kal., -va, -rë e thërrmoj, e bëj si bërsi.

Të ngjashme:
bërsi:

bërsí,-a f. sh. -(të) mbeturinat e farave a të kokrrave të disa pemëve e bimëve të tjera, pasi shtypen e shtrydhen për të nxjerrë vajin, lëngun etj.: bërsi rrushi (panxhari, ullinjsh).

djersij:

djersí/j jokal., -va, -rë djersit.

besoj:

bes/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar 1. kam besim te dikush a për diçka; i zë besë; mendoj, kujtoj: i besoj fjalës së tij; beso e kontrollo!; besoj se po; s’u besova syve (veshëve) u habita shumë kur e pashë (kur e dëgjova); nuk i beson as këmishës së vet; / i ngarkoj dikujt një punë me bindjen se do ta kryejë; i tregoj një të fshehtë, i bindur se do ta ruajë: i besuan detyrën e drejtuesit; i besoi fëmijët. 2. kam pranuar një fe, jam fetar.

besim:

besím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. bindja se diçka është e vërtetë ose që do të kryhet patjetër; siguria që kemi te një njeri i zoti, i ndershëm, i drejtë etj.: besim i plotë (i tepruar, i verbër); me besimi për të ardhmen; kam besim besoj; të ngjall besim; e humbi besimin. 3. fe; pranimi i saj: besimi mysliman (i krishterë).

gërhij:

gërhí/j jokal., -ta, -ur 1. gërhas. 2. v. III bën a nxjerr një zhurmë si gërhitje (për kafshë); / gërgërit: më gërhijnë zorrët.