Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bersi
bërsi:

bërsí,-a f. sh. -(të) mbeturinat e farave a të kokrrave të disa pemëve e bimëve të tjera, pasi shtypen e shtrydhen për të nxjerrë vajin, lëngun etj.: bërsi rrushi (panxhari, ullinjsh).

Të ngjashme:
bërsij:

bërsí/j kal., -va, -rë e thërrmoj, e bëj si bërsi.

befasi:

befasí,-a f. gjendja kur jemi të papërgatitur për diçka që vjen papritur; të qenët i papritur: e zuri (e kapi) në befasi; sulmuan në befasi.

bekçi:

bekçí,-u m. sh. -nj(të) vjet. rojtar i arave, i vreshtave a i fshatit.

berëz:

bérëz,-a f. sh. -a(t) 1. drugëz prej kallami për të mbledhur fillin. 2. zool. lloj bishtatundësi me këmbë shumë të holla.

bezdi:

bezdí,-a f. sh. -(të) bised. mërzi a shqetësim nga dikush që s’e duam ose nga diçka e pakëndshme: më bën bezdi; kam bezdi mërzitem.