Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bershen
bërshen:

bërshé/n,-ni m. sh. -nj(të) bot. dru si dëllinja, me lëng të helmët në hala e në lëvore.

Të ngjashme:
breshër:

brésh/ër,-ri m. 1. reshje me kokrra të ngrira si akull: shi me breshër; s’qëndron breshri mbi breshkë (fj. u.). 2. edhe si ndajf., breshëri.

gërshet:

gërshét,-i m. sh. -a(t) 1. tufë flokësh të thurur si bisht; bishtalec: thur gërshet; me dy gërsheta. 2. diçka e thurur në këtë mënyrë; / qëndismë ose thurje e tillë.

hershëm:

hérsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që lidhet me fillimin e moshës ose të një periudhe historike; që ka ndodhur në të shkuarën e largët: në djalërinë e hershme; qytetërim i hershëm; kund. i vonë. 2. që fillon më përpara se zakonisht (për stinë); që mbillet herët; që piqet ose prodhohet më shpejt se zakonisht; kund. i vonë: pranverë e hershme; perime të hershme.

përshenj:

përshénj kal. v. III, -i, -ur bën që të nisë të piqet (për pemët): i përshenji maji qershitë.

rrëshen:

rrësh/én jokal. v. III, -éu, -ýer luzmon (bleta).