Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës berryl
bërryl:

bërrýl,-i m. sh. -a(t) 1. nyja e kyçit të krahut, poshtë llërës; pjesa e mëngës në këtë vend: i ra me bërryl. 2. copë gypi e përkulur në mes, që lidh në kthesë gypat e tjerë: bërryl sobe. 3. bërrylak.

Sinonime / Të përafërta:
bërrylak
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përshkruhen pehatjet shpirtërore të Fadilit dhe përpjekjet e tij që të vejë rishtazi kontakt me të shoqen. Disa bërryla të romanit në të cilët Elena Kadare bën përshkrime posaçërisht të hollësishme nuk i kontribuojnë tensionit të tij në përgjithësi, megjithëse nuk janë të pavlerë artistike në veçanti. Një prej bërrylave të këtillë do të ishte, bie fjala, episodi kur lehonat e spitalit e tregojnë gjerë e gjatë dashurinë e tyre të posaçme ndaj disa llojeve të posaçme të luleve. Një bërryl i tillë është si një shtojcë me të cilën autorja më tepër ja bën qejfin intuitës së vet femrore se ç'i kontribuon...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...kishte shkuar te shqetësimi i ditëve të fundit: shtyrja e re e shfaqjes. Deshi t'ia thoshte: ajo premiera ku u njohëm, të kujtohet gjithë ai ngazëllim te holli i Teatrit? Është e dyta herë që ajo dramë shtyhet në çastin e fundit. Kurse ti për kushedi ç'gjepura ke vënë vajin. I mbështetur në bërryl, kishte vështruar një kohë të gjatë supet e saj të zhveshura, disi shpërfillës, me atë lehtësi që besonte se ia kishte dhënë njohja publike. As nuk i kishte shkuar mendja të dyshonte për diçka, aq më tepër që biseda për atë vajzën tjetër, të panjohurën, kishte qenë përherë e rastit, në tone ngacmuese...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...në një ankth. U ktheva helm e pikë nga ai udhëtim. Gjer në mesin e muajit s'ndodhi ndonjë gjë për t'u shënuar, me përjashtim të trupit të një të mbyturi, që u shfaq një mëngjes mbi ujëra. Ai u përplas te këmba e të muruarit, (syprina e ujit i kishte arritur tani ato), u rrotullua, goditi me bërryl edhe një herë, sikur t'i thoshte të vdekurit "si je vëlla" dhe iku tutje. Ata që e panë të mbyturin dhe donin t'ua tregonin të tjerëve atë që panë, ndeshën në shikimin e tyre mosbesues. Po kjo ka ndodhur vitin që shkoi, thoshin këta të fundit, ne atë e pamë së bashku, nuk ju kujtohet? Të dy...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...nga kjo gjë. - Ka të ngjarë që të kënaqeshin, - tha gjenerallejtënanti. - Megjithatë, s'mund ta vë dorën në zjarr. Gjenerali vështroi dorën e tij të vetme, me të cilën mbante llullën, dhe mëngën boshe të kapotës ushtarake, të futur në anën e majtë të setrës. Me siguri do ta ketë prerë përmbi bërryl, mendoi. Kjo hamendje kishte kohë që po e bezdiste. - Nuk kuptoj si ka pasur mundësi të ndërtohet stadiumi mbi varrezat! - tha prifti. - E drejta ndërkombëtare e ndalon këtë gjë. Ju duhej të ankoheshit. - U ankuam, - tha gjenerallejtënanti, - por doli se trupat e ushtarëve tanë nuk...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
berr:

berr,-i m. sh. -a(t) bagëti e imët: mish berri; çdo berr varet nga këmbët e veta (fj. u.) secili përgjigjet për punët e veta e i del zot vetes.

rryl:

rryl,-i m. sh. -a(t) bised. 1. gabzherr; kryes. sh. damarët e fytit: rryli i fytit; i duken rrylat. 2. grykë; lëfyt: rryli i shishes; zien në të katër rrylat zien fort. 3. sh. bobole. 4. kalli i madh misri. 5. fig. ose shar. njeri trupmadh, por zakonisht i trashë nga mendja.

bërruc:

bërrúc,-i m. sh. -e(t) gunë burrash prej leshi delesh, me thekë të gjatë; shark.

bërrylak:

bërrylák,-u m. sh. -ë(t) kthesë rruge a lumi.

bërrylas:

bërrýlas ndajf. 1. ijas, anash: ecte bërrylas. 2. fig. me bërryla: ka çarë bërrylas në jetë.