Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës berruc
bërruc:

bërrúc,-i m. sh. -e(t) gunë burrash prej leshi delesh, me thekë të gjatë; shark.

Sinonime / Të përafërta:
shark
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...sa s'dihet që nga vjen, ndërpritet papritur nga uji i lumit, që është përherë ai, e s'është kurrë ai. Mirëpo ndodhi të tilla janë të rralla. Zakonisht, njerëzit e mbledhur për të kapërcyer lumin rrinin siç rrinë përherë njerëzit në këso rastesh, të heshtur. Në kohë të keqe, të mbështjellë me bërruce të zinj, krejt të lagur, vështrojnë të nemitur ujërat e turbullta, ngjyrë kafe, të lumit. Zilet e kuajve përbri tyre tringëllijnë, edhe ato fare ultas, edhe zërat e kalamajve po ashtu, ndërsa pamja e trapit, me traparin e gërmuqët sipër tij, sa më shumë që afrohet, i brengos. Përreth është njëfarë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...sikur më ngushëlloi, dhe atëherë e ndjeva dhembjen që më gërvishti më fort. Shkova dhe u ula te vija e mullirit dhe thashë me vete: Do të martohesh, Kristinë. Vetëm kaq. 20 gusht, pasdite Mërzi. Kristina u martua. Të dielën që shkoi erdhën krushqit dhe e morën. Ishin nja gjashtë burra me bërruce të zeza, hipur mbi kuaj. Të gjithë të armatosur. Rrugët janë shumë të rrezikshme. Dasmë nuk u bë. Burrat u shtruan dhe pinë pak raki. Edhe mua më ftuan, por të ardhurit nuk këmbyen asnjë fjalë me mua. Sikur të mos isha. Dy ditë më parë desha dhe unë t'i bëja ndonjë dhuratë Kristinës...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
burrac:

burrác,-i m. sh. -ë(t) 1. burrë shumë i shkurtër; burrë i vogël; kund. burran. 2. shpërf. burrec1.

burrec:

burréc,-i m. sh. -ë(t) shpërf. 1. edhe si mb., frikacak, burracak; burrë i keq, ligaç. 2. burrac1.

derrkuc:

derrkúc,-i m. sh. -ë(t) i vogli i dosës, gic: derrkuc indie (zool.) brejtës me lëkurë të lëmuar e me veshë të rrumbullakët, me prejardhje nga Amerika e Jugut.

ferrac:

ferrác,-i m. sh. -ë(t) bot. shkurre kacavarëse e vendeve mesdhetare, me gjethe të trasha si zemër e me gjemba, që bën vile të bardha e kokrra të kuqe.

errur:

érrur (i, e) mb. i errësuar: qiell i errur.