Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës berr
berr:

berr,-i m. sh. -a(t) bagëti e imët: mish berri; çdo berr varet nga këmbët e veta (fj. u.) secili përgjigjet për punët e veta e i del zot vetes.

Të ngjashme:
bjerr:

bjerr kal., bóra, bjérrë humb.

çerr:

çerr,-i m. sh. -a(t) 1. zool. cinxami, ferrak. 2. zog i vogël pule; fig. fëmijë fare i vogël.

derr:

derr,-i m. sh. -a(t) 1. kafshë shtëpiake me trup e me qafë të trashë, me këmbë të shkurtra e me turi të zgjatur, që rritet për mishin, për dhjamin etj.; mashkulli i kësaj kafshe: merr derr (dosa) mbarset; punon (ha) si derr (bised.) punon (ha) shumë; derr i egër (pylli) (zool) kafshë e tillë e egër me kreshtë të ashpër e të murrme; nuk ka pyll pa derra (fj. u.); nuk fshihet derri në thes (fj. u.); derri do plumb (fj. u.) e keqja duhet zhdukur me forcë e me rrënjë. 2. gjymtyrë e parë a e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta në fusha të ndryshme: derr deti (zool.) gjitar mishngrënës me një feçkë të gjerë e të rrumbullakët, që jeton në det; fruthi i derrave (veter.). 3. fig. bised. keq. njeri shumë i shëndoshë; njeri i trashë nga mendja e kokëfortë: derr me zile (shar.) njeri shumë i trashë nga mendja e i neveritshëm; si nuk e kupton, derri!; të gjithë derrat një turi kanë (fj. u.); / njeri i papastër; njeri i ndyrë a maskara: ç’derr që është! 4. si mb. bised. shumë i madh; shumë i rëndë; alamet, goxha: një derr lopate; një derr vape.

ferr:

ferr,-i m. 1. fet. vend në botën e përtejme, ku shpirtrat e të vdekurve ndëshkohen e vuajnë për mëkatet që kanë bërë në të gjallë; skëterrë, xhehenem; kund. parajsë, xhenet. 2. fig. vend a gjendje vuajtjesh të mëdha: ia bëri jetën (ditën) ferr ia nxiu jetën.

herr:

herr,-i m. sh. -ë(t) folk. xhuxh.