Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës beronje
beronjë:

berónj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. gjarpër i gjatë, që ecën me kokën përpjetë. 2. edhe si mb., fig. grua që nuk lind, barkthatë, barkshuar; kafshë shterpë; tokë jopjellore. 3. bot. ashe.

Sinonime / Të përafërta:
barkshuar
ashe
Të ngjashme:
buronjë:

burónj/ë,-a f. sh. -a(t) burim; burishtë.

barosje:

barósj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.

lerosje:

lerósj/e,-a f. veprimi dhe gjendja sipas foljeve.

qerosje:

qerósj/e,-a f. veprimi sipas foljes.

barkonjë:

barkónj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. barkje për foshnjat. 2. të pëgërët e hollë të foshnjës; bizgë. 3. nënbarkëz.