Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës berhape
bërhapë:

bërháp/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte e egër, me kërcell të gjatë, që nxjerr kallinj pa bisht.

Të ngjashme:
behare:

beháre(-t) f. sh. bised. erëza.

bërhukë:

bërhúk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bot. kopër e egër. 2. kërcell i thatë i një bime barishtore: bërhukat e specave.

bërthamë:

bërthám/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pjesa e brendshme e frutit të disa pemëve a të bimëve, që ka thelb dhe lëvozhgë të fortë: bërthamë qershie (ulliri). 2. pjesa qendrore e diçkaje: bërthama e Tokës; bërthama e atomit. 3. fig. pjesa kryesore, më e rëndësishme ose fillestare e diçkaje: bërthama e industrisë.

bërrakë:

bërrák/ë,-a f. sh. -a(t) hurdhë; moçalishte: ujë bërrake.

gërhalë:

gërhál/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gur i ashpër e me thepa; vend me gurë të tillë. 2. si mb. i ashpër, i palëmuar: lëkurë gërhalë.