Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bercek
bërcek:

bërcék,-u m. sh. -ë(t) mashkulli i bletës; brumbull.

Sinonime / Të përafërta:
brumbull
Të ngjashme:
bërcak:

bërcák,-e mb., edhe si em., i vogël ose i pazhvilluar ende: fëmijë (peshk, pjepër) bërcak; është ende bërcake.

berber:

berbér,-i m. sh. -ë(t) ai që ka për mjeshtëri të qethë flokët e të rruajë, floktar. * bëhet berber në kokën e tjetrit e mëson diçka në kurriz të tjetrit.

byrek:

byrék,-u m. sh. -ë(t) gjell. gatesë me petë të ndera në tepsi, e mbushur me mish të grirë, me spinaq, me djathë etj.

çerek:

çerék,-u m. sh. -ë(t) një e katërta pjesë: një çerek buke (kilogrami); një çerek ore (shekulli).

bërçuk:

bërçúk,-u m. sh. -ë(t) 1. kalli misri i vogël; misërishte. 2. edhe si mb., fig. shkurtabiq.