Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bercan
bërcan:

bërcá/n,-ni m. sh. -nj(të) ulli kokërrmadh e me pak vaj.

Të ngjashme:
bërcak:

bërcák,-e mb., edhe si em., i vogël ose i pazhvilluar ende: fëmijë (peshk, pjepër) bërcak; është ende bërcake.

belban:

belbán,-e mb., edhe si em., i belbër.

burran:

burrán,-i m. sh. -ë(t) burrë shumë i gjatë; burrë i madh; kund. burrac.

derman:

dermán,-i m. sh. -e(t) edhe fig., bised. mjet shërimi a shpëtimi, shërim, shpëtim; rrugëzgjidhje: s’i gjendet dermani; pa derman medoemos, patjetër; asnjë për derman fare, hiç.

ferman:

fermán,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. urdhër me shkrim i sulltanit në Perandorinë Osmane për një emërim, gradim etj. 2. iron. dëshmi: me ferman (keq.) i njohur nga të gjithë si i keq, me nam.