Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës berbjek
bërbjek:

bërbjék,-u m. sh. -ë(t) krahin. 1. shalqi a pjepër që mbetet i vogël. 2. fig. fëmijë i vogël, i parritur.

Të ngjashme:
berber:

berbér,-i m. sh. -ë(t) ai që ka për mjeshtëri të qethë flokët e të rruajë, floktar. * bëhet berber në kokën e tjetrit e mëson diçka në kurriz të tjetrit.

belbje:

bélbj/e,-a f. veprimi dhe gjendja sipas foljes.

bërnjak:

bërnják,-e mb., edhe si em., që nuk ka mbushur gjashtë muaj; pirës (për qengja e keca).

përpjek:

për/pjék kal., -póqa, -pjékur 1. godas diçka me një tjetër; bëj që të përplasen; përplas: përpoqi kokën te muri, përpoqi grushtin mbi tavolinë, përpoqën gotat. 2. jokal. fig. puqem, përputhem, shkoj: s’përpjek me të gjëkundi; ato dy gjëra s’përpjekin; s’përpjek aty s’arrij dot aty ku dua.

bërcek:

bërcék,-u m. sh. -ë(t) mashkulli i bletës; brumbull.