Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës berber
berber:

berbér,-i m. sh. -ë(t) ai që ka për mjeshtëri të qethë flokët e të rruajë, floktar. * bëhet berber në kokën e tjetrit e mëson diçka në kurriz të tjetrit.

Sinonime / Të përafërta:
floktar
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tregimit, Mustaqet e Tahirit, do të pësojë prej gjilperës së Tasim Aliajt për shkak se akoma nuk është mësuar ta kundrojë zemërgjerë femrën shqiptare në rolin dhe pozitën e saj të re shoqërore. Në shpirtin e tij akoma çohen valët e mentalitetit të vjetëruar, prandaj nxiton t'i rruajë mustaqet tek berberi mashkull para se të jetë i shtrënguar t'i rruajë tek ndonjë berbere grua. Me andje të posaçme i përqesh Tasim Aliaj të gjithë ata individë që, porsi njeriu i futur në këllef i Çehovit, nuk e duan ndryshimin dhe nuk mund të pajtohen të shkoqen prej karrigës në të cilën janë ulur njëherë, apo prej...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
cerber:

cerbér,-i m. sh. -ë(t) 1. mit. kafshë e përfytyruar si qen i egër me tri kokë, i cili ruan hyrjen në botën e përtejme. 2. fig. libr. rojtar i pamëshirshëm, qen roje.

belbër:

bélbër (i, e) [bélbët (i, e)] mb., edhe si em., që i mbahet goja ose që nuk i shqipton fjalët qartë.

verbër:

vérbër (i, e) mb., edhe si em., 1. që nuk sheh fare: fëmijë (plak) i verbër; shkolla e të verbërve; alfabet për të verbrit. 2. që nuk kupton se ç’ndodh rreth tij, që nuk e sheh një të vërtetë të qartë: njeri i verbër. 3. fig. që bën si i thonë të tjerët pa u menduar; që nuk mbështetet tek arsyeja e te gjykimi i shëndoshë; i pakontrolluar: vegël e verbër (e dikujt) (keq.); ka besim të verbër; inat i verbër. 4. që nuk drejtohet nga njeriu, i vetvetishëm; i rastit: forcat e verbra të natyrës forcat shkatërruese të natyrës; e kapi një plumb i verbër. 5. edhe fig., që është i mbyllur, pakrye: rrugë e verbër.

belbër:

bélbër ndajf. duke belbëzuar: flet belbër.

barbar:

barbár,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. emër me të cilin grekët e romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt, që nuk flisnin gjuhën e tyre. 2. përb. njeri barbar.