Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës beratas
beratas:

berátas,-i m. sh. -(it) banor vendës i Beratit ose me prejardhje nga Berati.

beratas:

berátas,-e mb. që lidhet me beratasit a me Beratin, i beratasve a i Beratit: këngë beratase.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...qytetin e Beratit, tashmë të boshatisur nga popullata, për shkak të pamundësisë për t’u mbrojtur, dhe ia kishin vënë syrin bibliotekës së manastirit të Theollogut dhe të kishës së Shën Gjergjit, thesarit më të madh të qytetit. Deri në prag të Luftës së Dytë Botërore (kur u fsheh nga atdhetarët beratas për të mos rënë në duart e pushtuesve) « Kodiku i Purpurt i Beratit » ishte jo vetëm një libër (dorëshkrim) për bibliotekën, por edhe tekst liturgjie. Një herë në vit mesha mbahej sipas ungjijve të këtij teksti. « Kodiku i Purpurt i Beratit » vlerësohet gjithashtu për historinë e shkrimit, për...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
beratase:

berátas,-e, -ja f. sh. -e(t).

bërtas:

bërt/ás jokal., -íta, -ítur 1. flas me zë shumë të lartë, gërthas, thërres; këlthas: bërtiste nga dhembjet; / e qortoj a e shaj dikë me të thirrura: i bërtiti djalit. 2. keq. bëj shumë zhurmë për diçka që t’ia arrij qëllimit; çirrem.

besatar:

besatár,-i m. sh. -ë(t) vjet.1. besëlidhës; besnik. 2. besimtar.

errtas:

érrtas ndajf. errët.