Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës beqari
beqari:

beqarí,-a f. të qenët beqar: në kohën e beqarisë; / përmb. beqarët.

Të ngjashme:
beqar:

beqár,-e mb., edhe si em., i pamartuar (për të rriturit): mbeti beqar; jetë beqari.

befasi:

befasí,-a f. gjendja kur jemi të papërgatitur për diçka që vjen papritur; të qenët i papritur: e zuri (e kapi) në befasi; sulmuan në befasi.

begati:

begatí,-a f. sh. -(të) mirëqenie, pasuri të mirash; bollëk: begatitë e natyrës; burim begati.; rron në begati.

behare:

beháre(-t) f. sh. bised. erëza.

bletari:

bletarí,-a f. degë e bujqësisë, që merret me rritjen e bletëve; mjeshtëria e rritjes së bletëve: merret me bletari.