Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës beniamin
beniamin:

beniamín,-i m. sh. -ë(t) libr. i përkëdheluri i dikujt.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përfaqësohej kryesisht nga kleri katolik i Durrësit dhe i Arbrit, që nën sundimin e Manfredit, armikut të egër të Papatit, kishte pësuar përndjekje nga më të ashprat. Për rrjedhojë, ky ishte i prirur të bashkëpunonte me sovranin e ri të Sicilisë, Karlin Anzhu, që ndryshe nga Manfredi, ishte beniamin dhe krahu i djathtë i kishës katolike të Romës. Pavarësisht nga motive të tilla që flisnin në të mirë të anzhuinëve, kompromisi i vitit 1272 midis anzhuinëve e aristokracisë shqiptare u bë i mundur vetëm pasi Karli I Anzhu u dha krerëve shqiptarë garancitë e kërkuara. Në dy diploma të dala nga...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"