Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës beme
bëmë:

bëm/ë,-a f.sh. -a(t) vepër trimërie e përmendur: bëmat e Skënderbeut.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...humbje e madhe, një humbje shumë e rëndë për të gjithë. Por ai ishte biri im dhe hidhërimi më i madh më përkiste mua, më fal, Beti. Sigurisht, edhe ty, e dashur. Ti u tregove kaq e denjë për të, kaq besnike. Të kujtohet kur u kthye nga Shqipëria me leje ato dy javë? Vetëm dy javë dhe dasmën tuaj e bëmë shpejt e shpejt, se nuk priste koha. Kishte një detyrë aq të rëndësishme, saqë nuk mund të mungonte më shumë se dy javë atje në atë vend të mallkuar. Të kujtohet, Beti? - Po, nënë, më kujtohet. - Të kujtohet si qaje në krye të shkallëve, ndërsa ai po vishte uniformën dhe unë përpiqesha të të...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bebe:

béb/e-jaI f. sh. -e(t) foshnjë: pudër për bebe.

bebe:

béb/e-jaII f. sh. -e(t) [bébëz, -a f. sh. -a(t)] rreth i vogël në qendër të së zezës së syrit, nëpër të cilin hyn drita, ninëz: e ruan si beben e syrit.

beze:

béz/e,-ja f. sh. -e(t) pëlhurë pambuku pak e ashpër, që përdoret për çarçafë, për ndërresa etj.: këmishë bezeje.

bamë:

bám/ë,-a f. sh. -a(t) baltëgore.

besë:

bés/ë,-a f. 1. fjala e dhënë me sigurinë se do të mbahet, fjala e nderit për një zotim: i doli nga besa; për besë! për fjalë të nderit; me të vërtetë; besa e burrit - pesha e gurit (fj. u.); besa e shqiptarit si purteka e arit (fj. u.); shtëpinë e mban muri, besën e mban burri (fj. u.). 2. besim i plotë, mirëbesim; besnikëri; besëlidhje: njeri me besë; i zë besë i besoj; s’ka besë nuk mund t’i besohet; ia la në besë. 3. etnogr. zotim i familjes së të vrarit për vrasësin se nuk do ta marrë gjakun për një kohë të caktuar; pezullim i gjakmarrjes pas kësaj fjale; koha sa zgjat ky pezullim; mbrojtja që gëzon miku nga mikpritësi: i ra në besë; i dha besë; e vrau në besë.