Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës belik
belik:

belík,-e mb., edhe si em., vjet. shtetëror: tokë belike; mall belik (fig.) mall pa zot.

Sinonime / Të përafërta:
shtetëror
Të ngjashme:
çelik:

çelí/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. metal i fortë ngjyrë hiri në të argjendtë, që del nga lidhja e hekurit me karbonin e me pak përzierje të tjera: fletë (tel) çeliku. 2. si mb. fig. shumë i fortë, i çeliktë: me grushtin çelik.

belim:

belím,-i m. veprimi sipas foljes.

balok:

balók,-e mb., edhe si em., i balë.

banik:

baník,-e mb. që mbahet përditë; i përdorur, i vjetruar: veshje banike.

barik:

barík,-e mb. meteor. që lidhet me shtypjen atmosferike: trysnia barike.