Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës belber
belbër:

bélbër (i, e) [bélbët (i, e)] mb., edhe si em., që i mbahet goja ose që nuk i shqipton fjalët qartë.

belbër:

bélbër ndajf. duke belbëzuar: flet belbër.

Të ngjashme:
belbem:

bélb/em vetv., -a (u), -ur bëhem i belbër; filloj të belbëzoj.

berber:

berbér,-i m. sh. -ë(t) ai që ka për mjeshtëri të qethë flokët e të rruajë, floktar. * bëhet berber në kokën e tjetrit e mëson diçka në kurriz të tjetrit.

belbe:

bélb/e,-ja f. sh. -e(t) patë e egër me trup të vogël, që këlthet me zë të ndërprerë.

belbëri:

belbërí,-a f. të qenët i belbër.