Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës belbëzak
belbëzak:

belbëzák,-e mb. që shqiptohet me belbëzim: fjalë belbëzake.

Të ngjashme:
belbacak:

belbacák,-e mb., edhe si em., mospërf. i belbër.

belbëzoj:

belbëz/ój (belbër/ój) jokal. dhe kal., -óva, -úar flas me fjalë të ndërprera e të cunguara (kur më mbahet goja, kur mësoj të flas etj.); murmurit: ka nisur të belbëzojë fëmija.

belbëzim:

belbëzím,-i (belbërím,-i) m.sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. të folur duke belbëzuar; fjalë të shqiptuara nëpër dhëmbë, murmuritje.