Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës belbëri
belbëri:

belbërí,-a f. të qenët i belbër.

Të ngjashme:
bulbëri:

bulbërí,-a f. begati, pasuri; shumicë.

belbër:

bélbër (i, e) [bélbët (i, e)] mb., edhe si em., që i mbahet goja ose që nuk i shqipton fjalët qartë.

belbër:

bélbër ndajf. duke belbëzuar: flet belbër.

bulbërt:

búlbërt (i, e) mb. i begatshëm, i pasur; i shumtë.

verbëri:

verbërí,-a (verbësí,-a) f., edhe fig., të qenët i verbër; gjendja e një të verbri: verbëri e plotë (e pjesshme); verbëri politike; i bindej me verbëri; verbëria e pulave (veter.) sëmundje që verbon pulat; lia e pulave.