Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës belas
belas:

bélas ndajf. për beli: u kapën belas.

Të ngjashme:
befas:

béfas ndajf. menjëherë e papritur: hyri befas; vdiq befas.

pelas:

pélas ndajf. kaladibrançe: luajnë pelas.

bela:

belá,-ja f. sh. -(të) dhe -ra(t) bised. punë që sjell ngatërresa; kokëçarje: e ka bela; ra në bela; i hapi belara; e bleu belanë me para; për bela… për të sjellë kokëçarje; / për fat të keq; iu bë (i ra) bela iu bë barrë; i ra më qafë.

atlas:

atlás,-i m. sh. -e(t) përmbledhje hartash gjeografike ose hartash, pasqyrash, skicash etj. me të dhëna shkencore sipas vendeve ku gjenden: atlas gjeografik (botanik, dialektologjik).

balast:

balást,-i m. libr. 1. ngarkesë zhavorri, rëre etj., që vihet në anije e aerostate për të rregulluar nivelin e zhytjes ose të ngjitjes. 2. fig. ngarkesë e panevojshme, barrë e kotë.