Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bekçi
bekçi:

bekçí,-u m. sh. -nj(të) vjet. rojtar i arave, i vreshtave a i fshatit.

Të ngjashme:
bekoj:

bek/ój kal., -óva, -úar 1. fet. i jap hirin e perëndisë duke i bërë kryqin dhe duke shqiptuar lutje: bekoi martesën (bereqetin). 2. i uroj mbarësi e lumturi; i jap uratën; kund. mallkoj: bekoj ditën që linde.

bezdi:

bezdí,-a f. sh. -(të) bised. mërzi a shqetësim nga dikush që s’e duam ose nga diçka e pakëndshme: më bën bezdi; kam bezdi mërzitem.

bekim:

bekím,-i m.sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. uratë; fjalë a shprehje mirënjohjeje: bekimi i nënës; ju pastë lënë bekimin! (ur. kur ka vdekur nëna a babai).

bulçi:

bulçí,-a f. sh. -(të) pjesa e faqes nga mollëza deri te nofulla e poshtme: i mbushi bulçitë.

çekiç:

çekíç,-i m. sh. -ë(t) 1. çekan i vogël, zakonisht për të ngulur gozhdë: çekiçi i këpucarit; çekiç pikës havi; çekiçi i neurologut. 2. anat. eshtra e parë në veshin e mesëm, që mbështetet në kudhër. 3. sport. rruzull i metaltë, me një zinxhir me dorezë, që hidhet pas disa rrotullimesh rreth vetes: hedhja e çekiçit. 4. gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa qenie të gjalla: çekiç thneglash zool. qukapik.