Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bejtexhi
bejtexhi:

bejtexhí,-u m. sh. -nj(të) bejtar: letërsia e bejtexhinjve.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...do të mund të vinte në shprehje për shkak të karakterit provincial të gjuhës së shkrimeve të tij. Shkrimtarët që i kanë paraprirë Naim Frashërit, e kanë parë dhe e kanë shpjeguar botën në varësi prej besimit të tyre: shkrimtarët katolikë dhe ortodoksë, duke u nisur prej dogmës kristiane, kurse bejtexhinjtë dhe, në përgjithësi, shkrimtarët muslimanë, duke u nisur prej dogmës muhamedane. Në qoftë se i lëmë anash vargëruesit e parëndësishëm, që kanë pasur bindje më të përparuara, por që në shkrimet e tyre nuk kanë mundur t'u japin shprehje sa të mund të ndikojnë me to, atëherë del se në atë kohë shqiptarët...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
çertexhi:

çertexhí,-u m. sh. -nj(të) vjet. çikërrimtar.