Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bejllek
bejllëk:

bejllëk,-u m. 1. hist. të qenët bej; pozita e beut; / përmb. bejlerët. 2. fig. keq. jetë e shkujdesur e me gjithë të mirat në kurriz të të tjerëve; sjellje fodulle dhe e ashpër.

Sinonime / Të përafërta:
bejlerët
Të ngjashme:
bejleg:

bejlé/g, -gu m. sh. -gje(t) vjet. dyluftim: ndau bejlegun bëri dyluftim.

lejlek:

lejlék,-u m. sh. -ë(t) 1. zool. shpend i madh shtegtar i vendeve të ngrohta e me ujë, me qafë e me sqep të gjatë dhe me këmbë të gjata. 2. zool. peshk deti me trup e me turi të zgjatur, me bark të bardhë dhe me shpinë të kaltëreme. 3. drapër me bisht të gjatë e pa dhëmbëza: e korr misrër me lejlek. 4. tek. darë e hidraulikëve, me bisht të gjatë dhe me kokë të kthyer në njërën anë; / bised. vinç, ekskavator a mjet tjetër, me një pjesë të zgjatur, të kthyer e të lëvizshme. 5. fig. mospërf. shak. njeri me trup të hollë, me qafë të gjatë e me shalë të gjata.

bërllok:

bërllók,-u m. 1. byk i imët gruri; lëmishte, plehra: bërllok duhani. 2. edhe si mb., fig. fundërri, llum: mall bërllok mall i pavlerë. 3. si mb. i ngatërruar keq; lëmsh: e bëri bërllok.

bërllok:

bërllók kal., -a, -ur e thërrmoj, e bëj bërllok.

bollëk:

bollëk,-u m. bised. shumicë, mbushulli, tepri; mirëqenie, begati: krijimi i bollëkut; gjendet me bollëk.