Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bejleg
bejleg:

bejlé/g, -gu m. sh. -gje(t) vjet. dyluftim: ndau bejlegun bëri dyluftim.

Sinonime / Të përafërta:
dyluftim
Të ngjashme:
lejlek:

lejlék,-u m. sh. -ë(t) 1. zool. shpend i madh shtegtar i vendeve të ngrohta e me ujë, me qafë e me sqep të gjatë dhe me këmbë të gjata. 2. zool. peshk deti me trup e me turi të zgjatur, me bark të bardhë dhe me shpinë të kaltëreme. 3. drapër me bisht të gjatë e pa dhëmbëza: e korr misrër me lejlek. 4. tek. darë e hidraulikëve, me bisht të gjatë dhe me kokë të kthyer në njërën anë; / bised. vinç, ekskavator a mjet tjetër, me një pjesë të zgjatur, të kthyer e të lëvizshme. 5. fig. mospërf. shak. njeri me trup të hollë, me qafë të gjatë e me shalë të gjata.

bejte:

béjt/e,-ja f. sh. -e(t) vjershë me strofa dyvargëshe në poezinë e Lindjes, që u përhap në Shqipëri në shek. XVII-XVIII; vjershë lirike a humoristike që thuret aty për aty; / keq. vargje pa vlerë, vjershë e keqe.

belge:

belg,-e, -ia f. sh. -e(t).

belg:

belg,-u m. sh. -ë(t) belgjian.

belg:

belg,-e mb. belgjian.