Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës behar
behar:

behár,-i m. sh. -e(t) bised. 1. muajt e ngrohtë të vitit; vera: shi behari; vapa (ethet) e beharit; ç’lë dimri, e gjen behari (fj. u.); me nje lule s’vjen behari (fj. u.). 2. si mb. fig. i qeshur e i përzemërt, i çelur e gojëmbël; i gëzuar: u bë behar u çel në fytyrë.

Sinonime / Të përafërta:
vera
Të ngjashme:
behare:

beháre(-t) f. sh. bised. erëza.

beqar:

beqár,-e mb., edhe si em., i pamartuar (për të rriturit): mbeti beqar; jetë beqari.

besar:

besár,-e mb., edhe si em., që e mban fjalën e dhënë, i besës.

betar:

betár,-i m. sh. -ë(t) etnogr. ai që dëshmonte me be për pafajësinë e dikujt.

buhar:

buhár,-i m. sh. -ë(t) 1. rruginë midis dhomave a rrugicë e ngushtë. 2. oxhak; tymtar.