Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës beh
beh:

beh,-u m. bised. 1. vëmendje e madhe e gatishmëri për t’u ruajtur nga diçka e papritur: rrinte në beh. 2. befasi: i ra në beh.

beh:

beh jokal., -a, -ur bised. vij a shfaqem befasisht; më zë në befasi: ia behu në derë; ia behu shiu.

Sinonime / Të përafërta:
befasi
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...koha u kthjellua papritur. Një qiell i kaltëremë, që të lëbyrte sytë, u shpalos tejpërtej. Askujt nuk i besohej se lumi, që s'qe ndier gjatë gjithë atyre ditëve me shi, mund të vërsulej nën këtë qiell. Por ai vërshoi pikërisht atëherë. Në krye u ndie një utërimë, si gjëmim moti, e fill pas saj ia behu ai vetë. Me një sulm të furishëm, ujërat kapërcyen ledhet e kanaleve shmangëse dhe u shkapërderdhën nëpër shtratin e vjetër. Brenda disa çasteve u bë një rrëmet i paparë. Gropat e ledhet e mbathura me argjil u zhdukën sa të hapësh e të mbyllësh sytë. Pasi bënë lesh e li dërrasa, trarë, rrotëza...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bah:

bah pasth. shpreh kundërshtim, mosbesim ose habi, bu, bubu: bah, ç’thua?!

bec:

béc,-i m. sh. -a(t) 1. qengj i vogël. 2. fig. fëmijë i urtë e i butë, qengj.

beg:

beg,-u m. 1. bej. 2. kalli misri me kokrra të kuqërreme.

bej:

be/j,-u m. sh. -jlérë(t) 1. hist. pronar tokash në sistemin ekonomik feudal. 2. titull i vjetër osman për qeveritarin e një krahine dhe më pas titull fisnikërie më i ulët se i pashait: beu i fshatit. 3. zotëri (zoti) (me nderim): erdhi Qemal beu.