Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës begun
begun:

begún,-i m. sh. -ë(t) lepurush.

Të ngjashme:
beden:

bedén,-i m. sh. -a(t) 1. pjesë muri, e ngritur si dhëmb mbi murin rrethues të një kështjelle: u hodhën mbi bedena. 2. shirit cohe dhëmbë-dhëmbë, që qepet buzës së një rrobe për zbukurim: shami me bedena. / diçka dhëmbë-dhëmbë, dhëmbëz: gjethe me bedena. beden malesh.

begeni:

begení,-a f. bised. mirësjellje e nderim kundrejt dikujt; përfillje: të pret me begeni.

beton:

betón,-i m. lëndë ndërtimi, që gatuhet duke përzier çimento me zhavorr e me ujë: urë (shtyllë) betoni.

legen:

legén,-i m. sh. -ë(t) 1. enë e madhe e rrumbullakët dhe mjaft e thellë, që shërben për të larë etj.: legen alumini (bakri, plastike). 2. fig. bised. mospërf. njeri, të cilit i ka dalë boja, që është bërë qesharak dhe e shpërfillin të gjithë. 3. pjesa e gjerë e pak e përkulur e plugut mbi plorin, që shërben për të kthyer plisat: legeni i plugut. 4. anat. pjesë e skeletit të njeriut, e përbërë nga brezi i harkuar i eshtrave të kryqeve e nga kërdhokullat; brezi i harkuar i eshtrave të kafshëve gjitare në pjesën e prapme të trupit.

zhgun:

zhgun,-i m. sh. -a(t) 1. shajak i trashë dhe i shkelur në dërstilë; veshje e sipërme me këtë lloj shajaku, gunë: tirq prej zhguni; hodhi zhgunin krahëve. 2. fet. veshje e sipërme e murgjve françeskanë, prej cohe ngjyrëkafe, e gjatë deri te këmbët dhe e lirshme.