Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës begenis
begenis:

begenís kal., -a, -ur bised. sillem mirë me dikë, zakonisht të një shkalle më të ulët, e afroj, e përfill dhe e nderoj: as begenisi t’i hidhte sytë; / edhe jokal. vlerësoj e përfill diçka. / pës. begenísem.

Të ngjashme:
begeni:

begení,-a f. bised. mirësjellje e nderim kundrejt dikujt; përfillje: të pret me begeni.

begenisje:

begenísj/e,-a f. veprimi sipas foljes.

begenisur:

begenísur (i, e) mb. që i begenis të tjerët: njeri i begenisur.