Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës begeni
begeni:

begení,-a f. bised. mirësjellje e nderim kundrejt dikujt; përfillje: të pret me begeni.

Sinonime / Të përafërta:
përfillje
Të ngjashme:
begenis:

begenís kal., -a, -ur bised. sillem mirë me dikë, zakonisht të një shkalle më të ulët, e afroj, e përfill dhe e nderoj: as begenisi t’i hidhte sytë; / edhe jokal. vlerësoj e përfill diçka. / pës. begenísem.

begati:

begatí,-a f. sh. -(të) mirëqenie, pasuri të mirash; bollëk: begatitë e natyrës; burim begati.; rron në begati.

jemeni:

jemení,-a f. sh. -(të) shami koke e zezë për gra.

beden:

bedén,-i m. sh. -a(t) 1. pjesë muri, e ngritur si dhëmb mbi murin rrethues të një kështjelle: u hodhën mbi bedena. 2. shirit cohe dhëmbë-dhëmbë, që qepet buzës së një rrobe për zbukurim: shami me bedena. / diçka dhëmbë-dhëmbë, dhëmbëz: gjethe me bedena. beden malesh.

begun:

begún,-i m. sh. -ë(t) lepurush.