Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës begatshem
begatshëm:

begátsh/ëm (i), -me (e) mb. që ka shumë të mira; i pasur, i begatë, begator, pjellor; shumë i frytshëm: vend i begatshëm; vit i begatshëm; bashkëpunim i begatshëm.

Sinonime / Të përafërta:
pjellor
Të ngjashme:
begatohem:

begatóhem vetv. e begatoj.

besatohem:

besat/óhem vetv., -óva (u), -úar lidhem me besa-besë.

mëkatshëm:

mëkátsh/ëm (i), -me (e) mb. që të shtyn në mëkat; që është një mëkat: veprim (tundim) i mëkatshëm.

rehatshëm:

rehátsh/ëm (i), -me (e) mb. bised. 1. i përshtatshëm për të ndenjur a për të pushuar; që i ka të gjitha kushtet për të punuar, për të jetuar etj.: kolltuk (shtrat) i rehatshëm; shtëpi e rehatshme; punë (detyrë, jetë) e rehatshme; qoshe e rehatshme (keq.) vend pune ku ka pak për të bërë, punë e lehtë; 2. i urtë, i qetë: fëmijë (plak) i rehatshëm.

gatshëm:

gátsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që i ka përfunduar përgatitjet dhe është gati për diçka; gjithmonë i papërtuar për të kryer çdo gjë që i kërkohet. 2. i punuar plotësisht, që mund të përdoret plotësisht: prodhime gjysmë të gatshme.