Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës begatoj
begatoj:

begat/ój kal., -óva, -úar i shtoj të mirat, e bëj të begatshëm, e pasuroj.

Të ngjashme:
begator:

begatór,-e mb. pjellor, i begatshëm; i pasur.

befasoj:

befas/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj të habitet shumë me diçka të papritur: më befasoi me atë që më tha. 2. e sulmoj në befasi; e kap në befasi.

beharoj:

behar/ój jokal., -óva, -úar bised. veroj.

debatoj:

debat/ój jokal., -óva, -úar bëj një debat a marr pjesë në një debat: debaton me argumente.

degazoj:

degaz/ój kal., -óva, -úar kim. 1. i heq gazin diçkaje: e degazoi ujin. 2. heq gjurmët e lëndëve (e gazeve) helmuese nga diçka: degazoj vendin (armët, veshjet). / pës. degazóhet v. III.