Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës begati
begati:

begatí,-a f. sh. -(të) mirëqenie, pasuri të mirash; bollëk: begatitë e natyrës; burim begatie; rron në begati.

Sinonime / Të përafërta:
bollëk
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...afërm me Isa Beun dhe që i shërbenin atij. Ky ishte apogjeu zyrtar i fuqisë ekonomike, politike e ushtarake të Isa Beut si funksionar i lartë osman. Faktikisht pushteti i tij nuk u shtri mbi viset e sipërpërmendura, madje as në vilajetin e Kalkandelenit (Tetovës) që ishte më afër Shkupit dhe më i begati nga rajonet e tjera, popullsia e të cilit i paguante afro 500 000 akçe tatime Isa Beut e njerëzve të tij. Në këtë vilajet, ndër të tjerë, kishin haset e tyre gruaja e tij dhe djali i tyre, Mehmet Çelebiu, si dhe përfaqësues të famijeve të njohura fisnike shqiptare, si Hasan bej Zenebishi, që...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
begatë:

begátë (i, e) mb. i begatshëm.

begatim:

begatím,-i m. veprimi sipas foljeve: begatimi i vendit.

bagëti:

bagëtí,-a f. sh. -(të) 1. përmb. kafshët shtëpiake që mbahen për prodhimet e tyre dhe për punë, gjë e gjallë: bagëti e trashë lopët, qetë dhe buajt; bagëti e imët (e hollë) dhentë e dhitë; pazari i bagëtive; shiu në prill për njerëzinë, në maj për bagëtinë (fj. u.). 2. shar. njeri i trashë e i pagdhendur, kafshë; i paditur: gjysma e dheut - bagëtia e Ndreut është budalla (dikush) e flet kot.

befasi:

befasí,-a f. gjendja kur jemi të papërgatitur për diçka që vjen papritur; të qenët i papritur: e zuri (e kapi) në befasi; sulmuan në befasi.

begatoj:

begat/ój kal., -óva, -úar i shtoj të mirat, e bëj të begatshëm, e pasuroj.