Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës beg
beg:

beg,-u m. 1. bej. 2. kalli misri me kokrra të kuqërreme.

Sinonime / Të përafërta:
bej
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...prandaj edhe përfytyrimi dhe kuptimi i kësaj dukurie doemos ndryshonin nga përfytyrimi dhe kuptimi që kishte në ato vende. Snobizmi i të parëve tanë ishte i një natyre tjetër, kurse snobët tanë të parë kishin një profil tjetër tipik nga snobët evropianë. Në marrëdhënjet shoqërore të shqiptarëve, ku edhe begu, edhe agaj, edhe qytetari, edhe fshatari, edhe intelektuali, edhe zanatçiu bënin një jetë përafërsisht shëmbëllyese përkah primitivizmi, snobët kishin një mentalitet specifik, primitiv, që ndryshonte mjaft prej mentalitetit specifik, modern të snobit evropian. Në jetën e shqiptarëve, të organizuar...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bec:

béc,-i m. sh. -a(t) 1. qengj i vogël. 2. fig. fëmijë i urtë e i butë, qengj.

beh:

beh,-u m. bised. 1. vëmendje e madhe e gatishmëri për t’u ruajtur nga diçka e papritur: rrinte në beh. 2. befasi: i ra në beh.

beh:

beh jokal., -a, -ur bised. vij a shfaqem befasisht; më zë në befasi: ia behu në derë; ia behu shiu.

bej:

be/j,-u m. sh. -jlérë(t) 1. hist. pronar tokash në sistemin ekonomik feudal. 2. titull i vjetër osman për qeveritarin e një krahine dhe më pas titull fisnikërie më i ulët se i pashait: beu i fshatit. 3. zotëri (zoti) (me nderim): erdhi Qemal beu.

bel:

bel,-iI m. sh. -e(t) pjesa më e ngushtë e trupit të njeriut poshtë kraharorit, mes; pjesa e veshjeve në këtë vend: me bel të këputur me bel shumë të hollë; fustan me bel; e kapi për beli; kam dhimbje në bel.