Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës beftë
beftë:

béftë (i, e) mb. i papritur, që vjen befas.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fikthin, ngaqë më dukej se gjatë lëvizjeve do t'ia çante fytin. - Hani si në shtëpinë tuaj, - i thashë Ai vazhdoi të qeshte një copë herë, duke mos i hequr sytë nga tryeza. Mendimi se do të kisha mundësi ta kaloja mbrëmjen me një njeri që merrte vesh nga gjuhësia, më shkaktoi një kënaqësi të beftë. -Ç'të reja kemi? - e pyeta, duke e ruajtur bisedën për gjuhësinë për më vonë. Ai hapi krahët, si për të thënë: asgjë të jashtëzakonshme. - Në Evropë, siç e dini, vazhdon lufta njëqindvjeçare. Kurse Bizanti vlon nga spicat dhe përbetimet. - Si përherë, - thashë unë. - Po, si përherë. Porsa...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...mund ta di? - tha me zë të ulët. - Natyrisht, - ishte përgjigjja. - Mundet, madje duhet ta dini. Vajza është... domethënë ka qenë... e internuar. Aha, ia bëri tjetri me vete. Deshi të pyeste për përdorimin e habitshëm të kohës së foljeve, në dy kohë, të tashme dhe të shkuar, por një lodhje e beftë ia mpiu çdo dëshirë për të folur. Natyrisht, mendoi, ajo pamundësi për të qenë në Tiranë... ajo pengesë... Ca çaste pati ndjesinë se zbrazëtia brenda tij rritej me shpejtësi. Ndihej një kambanë, por edhe ajo tepër larg. E pastaj? tha me vete, si t'i përgjigjej kambanës. E pastaj? tha prapë...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...ishte si një dërrasë e verdhë dhe në gishtin e mesit kishte një unazë, që nuk ia kishin hequr ende. Kështu, pra, ne dëgjonim shumë gjëra të tilla dhe ishim mësuar me të papritura, megjithatë, lajmi se do të hapej shtëpia publike na tronditi keq. Mund të prisnim çdo gjë, por jo këtë lajm. Kaq e beftë ishte kjo, saqë, në fillim, shumica nuk e besuan. Qyteti ynë është shumë i vjetër, ai kishte parë kohëra dhe zakone të ndryshme, por një gjë të tillë nuk e priste kurrë. Dhe si mund ta duronte, në pleqërinë e tij, një turp të tillë ky qytet, që kishte jetuar tërë jetën me nder? Si? Kjo pyetje...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
beztë:

béztë (i, e) mb. që është prej bezeje: mbulesë e beztë.

befas:

béfas ndajf. menjëherë e papritur: hyri befas; vdiq befas.

bejte:

béjt/e,-ja f. sh. -e(t) vjershë me strofa dyvargëshe në poezinë e Lindjes, që u përhap në Shqipëri në shek. XVII-XVIII; vjershë lirike a humoristike që thuret aty për aty; / keq. vargje pa vlerë, vjershë e keqe.

sefte:

séfte ndajf., edhe si em., bised. në fillim; për herë të parë: sefte e pyeti për shëndetin; s’e ka bërë sefte nuk e ka provuar ende një pemë, një gatesë etj.; nuk e ka nisur ende një punë; seften e parë herën e parë.

baltë:

balt/ë,-a f. sh. -a(t) dhe -ëra(t) 1. dhe i squllët; vend me dhe të tillë; deltinë e njomë për tulla, enë etj.; lym: baltë e kuqe; baltë e bardhë (baltë kreu) lloj deltine e bardheme, botë; poçe (tavë) balte; ngeci në baltë; këmbë për baltë, gojë për mjaltë (fj. u.) ai që punon, ka edhe të hajë. 2. edhe fig., lëndë, brumë për diçka: baltë xhamash lëndë e posaçme si brumë për të zënë anët e xhamave; baltë e dobët (fig.) njeri jo i fortë. 3. tokë, truall, dhe; / poet. toka mëmë, atdheu: ka lindur në këtë baltë. 4. fundërri, llum; papastërti: balta e veshit; / fig. keq. gjë pa vlerë; diçka e pandershme, e ndyrë: balta e turpit. 5. gjendje e vështirë, hall; gjendje e keqe a poshtëruese: ra (ngeci) në baltë; e nxori nga balta; i zoti e nxjerr gomarin nga balta (fj. u.).